Inzaghi: Djemtë u treguan perfektë
Interi mundi 2-0 Kaljarin në takimin e fundit të javës në Serie A.
Për zikaltrit kjo është fitorja e dytë pas dy sfidave dhe kap në renditje Milanin, Napolin dhe Veronën me pikë të plota.
Gjithçka e lehtë për skuadrën e drejtuar nga Simone Inzagit në “Unipol Domus”.
Dumfries realizoi golin e parë në minutën e 21 të lojës pas asistit të Turam.
I zakonshmi Lautaro Martinez e çoi rezultatin në 2-0 pas 9 minutave.
Në pjesën e dytë, zikaltrit nuk hasën shumë vështirësi, rrezikuan pak, por menaxhuan saktë avantazhin dhe morën tri pikë të rëndësishme.
Kjo fitore i ka pëlqyer trajnerit Inzagi, ndërsa ka folur edhe për Romelu Lukakun.
“Djemtë u treguan shumë të zotë, e interpretuan mirë takimin që në minutën e parë. Na duhej një qasje mjaft e mirë, kundër një ekipi shumë të motivuar që luante para tifozëve të vet për herë të parë pas rikthimit në Serie A. Djemtë u treguan perfekt. Lukaku te Roma? Kanë bërë në blerje mjaft të mirë, rikthimi i tij i bën mirë futbollit italian.”
Inzagi i gëzohet faktit që tek Interi ka pasur mbështetjen unike të tifozëve.
Klan News
Të ngjashme