Interi nuk di të ndalet, shkatërron Udinezen 4 me 0

10 months ago 47
23:12 09/12/2023

Interi fitoi bindshëm ndaj Udinezes me rezultatin 4 me 0. Në sfidën e zhvilluar në San Siro, zikaltërit shënuan tre gola që në pjesën e parë.

Serinë e golave e hapi Çahanglou me anë të penalltisë në minutën e 37’. Pas pesë minutash do të shënonte një gol klasi, Di Marko.

Goli i tretë erdhi nga sulmuesi Markus Turam.  Goli i katërt u shënua nga kapiteni Lautaro Martinez në minutën e 84’.

Ndërkohë që Milani pësoi humbje në transfertë ndaj Atalantës. Kuqezinjtë ishin në barazim 2 me 2 deri në minutën e 80’, por dalja me karton të kuq e Kalabrias i kushtoi, pasi Muriel shënoi golin e tretë dhe të fitores të Atalantës.

Inter me këtë fitore rikthehet në vendin e parë me 38 pikë, në vendin e dytë Juventus me 36 pikë. Ndërsa Milani i tretë me një distancë prej 9 pikësh me vendin e parë.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article