Interin nuk e ndal as Lazio

10 months ago 12
11:29 18/12/2023

Interi merr tri pikë të rëndësishme ndaj Lacios në transfertë dhe kryeson me 4 pikë diferencë me Juventusin e vendit të dytë. Zikaltrit nuk e lanë t’u ikte asisti i dhënë nga “Zonja e Vjetër” që barazoi të premten kundër Xhenoas.

Skuadra e Inzagit nuk fitonte në “Olimpiko” prej pesë vitesh. Goli i parë për zikaltrit erdhi në minutën e 40 me autor Lautaro Martinez.

Rrejta e dytë u shënua nga Marcus Thuram në të 66’. Mbrojtësi kuqezi Elseid Hysaj ishte në stol për bardhekaltrit në këtë përballje, ndërsa mesfushori i zikaltërve Kristjan Asllani u aktivizua në minutën e 89’.

Trajneri Simone Inzagi e konsideroi si mjaft të rëndësishëm këtë sukses.

“Kjo është një fitore shumë e rëndësishëm për t’i dhënë vazhdueshmëri asaj që ne po bëjmë. Kanë ngelur edhe 22 ndeshje, duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë. Djemtë duhet që të vazhdojnë që të vënë në vështirësi sepse kam nevojë për të gjithë. Tani kemi katër jashtë që do të na ndihmonin shumë në këto sfida  të radhës, por po punojmë mirë dhe duhet të vazhdojmë kështu”.

Interi ka 15 ndeshje që nuk ka humbur në të gjitha kompeticionet. Ndërsa Lacio pas humbjes është në vend 11 në kuotën e 21 pikëve.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article