Inzaghi flet pas fitores së madhe në Olimpico, zbulon edhe kundërshtarin që dëshiron të ndeshet në Ligën e Kampionëve

10 months ago 8

Interi ka marrë një fitore të madhe nga një udhëtim i vështirë në kryeqytetin italian, pasi ka mposhtur Lazion me rezultat të pastër 0-2.

Neroazzurët pas kësaj fitore tani e shohin vetën në krye të Serie A me 41 pikë të grumbulluara, katër më shumë se Juventusi dhe nëntë më shumë se rivali lokal Milani.

Trajneri Simone Inzaghi vlerësoi paraqitjen e dy sulmuesve Lautaro Martinez e Marcus Thuram, por edhe të të gjithë skuadrës, teksa evidentoi mbi të gjitha talentin gjerman të mbrojtjes, Yann Bisseck.

“Lautaron dhe Thuramin i prisja kështu, pasi që në verë dhanë sinjale se mund të kuptohen shumë mirë së bashku. Megjithatë i gjithë Interi është shumë në formë. Erdhëm dhe fituam ndaj Lazios në “Olimpico”, edhe pse kishim katër mungesa të rëndësishme si Cuadrado, Sanchez, De Vrij e Dumfries”.

“Dua të vlerësoj Bisseck, që tregoi shumë personalitet, edhe pse kishte përballë kundërshtarë shumë cilësorë. Nuk u vu asnjëherë në panik, ndaj edhe nuk patëm nevojë të rrezikojmë me Pavard”, tha Inzaghi.

Në pritje të shortit të Ligës së Kampionëve, Inzaghi ka thënë se dëshiron që të takohen me Manchester Cityn, për ta përsëritur finalen e vitit të kaluar.

“Dua përballë Manchester Cityn. Çdo kundërshtar është shumë i fortë, ndaj të përballemi me më të mirët, për të testuar edhe forcën tonë”, deklaroi Inzaghi. /Telegrafi/

Read Entire Article