Irani ekzekuton katër spiunë izraelitë pas vrasjes së gjeneralit të Gardës Revolucionare në Siri

10 months ago 17

Irani ka njoftuar sot se ka ekzekutuar katër “sabotatorë” të akuzuar për lidhje me agjencinë izraelite të inteligjencës Mossad, në një lëvizje të pretenduar si hakmarrje pas sulmit që vrau gjeneralin e vjetër iranian Sayyed Razi në Siri më 25 dhjetor.

“Katër anëtarë të një grupi sabotazhi të lidhur me regjimin sionist (Izraelin) janë ekzekutuar mëngjesin e sotëm pas procedimeve ligjore,” tha agjencia iraniane Mizan e lidhur me sistemin gjyqësor të vendit,

Sipas saj të ekzekutuarit akuzoheshin për “një seri veprimesh” të komanduara nga oficerët e agjencisë izraelite Mossad, kundër objektivave të sigurisë në Iran, shkruan e përditshmja britanike The Sun.

Ekzekutimet e sotme në perëndim të vendit vijnë pas ekzekutimit të një tjetër agjenti të dyshuar të Mossad në rajonin juglindor Sistan-Baluchestan në fillim të muajit, sipas raportimeve.

Agjencia vendase Tasnim identifikonte të ekzekutuarit si Vafa Hanareh, Aram Omari, Rahman Parhazo, e Nasim Namazi sipas Reuters.

Irani njihet për ekzekutime të të burgosurve dhe ka njoftuar edhe më parë vrasje të agjentëve që punojnë për vende të huaja.

Teherani gjithashtu pretendon shpesh shkatërrim të komploteve të agjentëve të Mossad brenda vendit, por vërtetësia e tyre është e kontestueshme, shkruan rrjeti Times of Israel.

Gjenerali iranian Razi Mousavi, u vra në një sulm në Siri ditën e Krishtlindjeve dhe Teherani u zotua për hakmarrje.

Ushtaraku punonte në ambasadën iraniane në Damask, kryeqyteti Sirisë ku u godit nga një raketë teksa kthehej nga puna.

Top Channel

Read Entire Article