Irani emëron ministrin e Jashtëm në detyrë

4 months ago 5
Reklamë

Ali Bagheri Kani, i cili ka udhëhequr delegacionet iraniane përmes negociatave indirekte me Shtetet e Bashkuara mbi çështjet bërthamore dhe shkëmbimin e të burgosurve, është emëruar ushtrues detyre i ministrit të Jashtëm pas vdekjes së Hossein Amir-Abdollahian, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.

Amir-Abdollahian ishte në mesin e nëntë personave që humbën jetë nga rrëzimi i helikopterit në rajonin e largët malor veriperëndimor të Iranit të dielën, së bashku me presidentin iranian Ebrahim Raisi, transmeton Telegrafi.

“Pas vdekjes së Husein Amir Abdollahian, ministrit të Jashtëm të vendit tonë, me miratimin e Bordit të Kabinetit, Ali Bagheri, zëvendësministër i Jashtëm i Punëve të Jashtme, u emërua ushtrues detyre i ministrit”, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.

Ndryshe nga rrëzimi i helikopterit kanë humbur jetën edhe gjashtë persona tjerë, përpos presidentit iranian dhe ministrit të Jashtëm.

Deri më tani nuk dihen saktë shkaqet që çuan në rrëzimin e fluturakes në zonën malore, derisa ishte duke udhëtuar për në Azerbajxhan për inaugurimin e një dige të re. /Telegrafi/

Read Entire Article