Irani thotë se ka ekzekutuar agjentin e Mossad që spiunonte për Izraelin

10 months ago 10

Një person i paemëruar i kishte dhënë informacione të klasifikuara një ‘oficeri të agjencisë izraelite të inteligjencës Mossad’, tha agjencia shtetërore iraniane e lajmeve Irna, duke shtuar se agjenti i Mossad ishte ekzekutuar në Iran.

Raportimi shtonte më tej: “Ky person komunikonte me shërbimet e huaja të inteligjencës, specifikisht Mossad-i izraelit, mblidhte informacione sekrete, dhe me ndihmën e bashkëpunëtorëve u jepte dokumente disa shërbimeve të huaja, përfshi dhe Mossad,” shtonte agjencia iraniane.

Ajo nuk e emëronte personin në fjalë, dhe as nuk ishte e qartë nëse i akuzuari ishte arrestuar paraprakisht, apo vetëm ishte ekzekutuar.

Zyrtarët akuzonin se informacioni kalohej ‘oficerit të Mossad’ me qëllime propagande për grupe apo organizata që punojnë kundër Republikës Islamike.

Ekzekutimi besohet se ka ndodhur në burgun e Zahedan në provincën juglindore të Sistan-Baluchestan, një ditë pasi militantët Baluch sulmuan një stacion policie në provincë duke lene te paktën 11 te vrare.

Një funeral shtetëror u mbajt sot në qytetin Rask, ku kishte ndodhur sulmi, sipas televizionit shtetëror, shkruan rrjeti britanik The Guardian.

Provinca e varfëruar e Sistan-Baluchestan gjendet në kufirin me Afganistanin e Pakistanin, dhe ka qenë përherë pikë e përplasjeve mes autoriteteve dhe militantëve muslimanë Sunni. The Shumica e popullsisë së Iranit janë muslimanë Shia.

Top Channel

Read Entire Article