Kafka te viktimave te genocidit ne Ruanda, ne muzeumin Ntarama, ne kryeqytetin Kigali
Sosthene Munyemana është personi i gjashtë që shpallet fajtor në Francë për përfshirjen ne vrasjet masive të minoritetit Tutsi në Ruanda.
Ish-doktori Munyemana është burgosur sot për 24 vjet nga një gjykatë franceze për rolin e tiji në masakrat e vitit 1994.
68-vjeçari ish-gjinekolog u shpall fajtor për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe bashkëpunim në përgatitjen e këtyre krimeve.
Avokatët e tij thanë se do të apelojnë vendimin.
Prokurorët kishin kërkuar dënim 30 vjet burg duke argumentuar se shuma totale e veprimeve të tij tregonte se ishte një “autor gjenocidi”.
Munyemana akuzohet si hartuesi një letre për qeverinë e atëhershme të përkohshme ku inkurajohej masakra e minoritetit Tutsi në vend.
Ai akuzohej gjithashtu se ka ndihmuar personalisht në ngritjen e bllokadave për rrethimin e njerëzve deh mbajtjen e tyre në kushte çnjerëzore në zyrat e qeverisë lokale në zonën jugore të Ruandas, Butare, ku asokohe jetonte.
Gjatë gjyqit Munyemana hidhte poshtë akuzat duke argumentuar se ishte një anëtar i moderuar i komunitetit Hutu dhe se kishte tentuar të “shpëtonte” popullatën Tutsis duke i ofruar “të strehoheshin” në zyrat e qeverisë lokale.
Në vitin 2011, një tjetër gjykatë franceze e kishte akuzuar atë si të dyshuar për pjesëmarrje në gjenocidin e vitit 1994.
Munyemana është i afërt me Jean Kambanda, kreu i qeverisë së përkohshme të ngritur pas rrëzimit me raketë të avionit që mbante presidentin Juvénal Habyarimana në vitin 1994.
Në gjykatën Assize në Paris u dëgjua sesi dhjetra mijëra banorë Tutsi, u vranë brenda tre muajve nga ushtarë Hutu dhe militantë ekstremistë, që sipas shifrave të OKB arrijnë në 800 000 viktima.
Franca ka qenë nga destinacionet kryesore të të larguarve të përfshirë në gjenocidin në Ruanda.
Prej vitit 2014, Franca ka gjykuar dhe dënuar gjashtë figura shtetërore nga Ruanda, përfshi ish-kreun e inteligjencës, dy ish-kryebashkiakë dhe punonjës të tjerë./ TheGuardian/
Top Channel