Ish-komandanti tregon kush kishte qëllim përçarjen e UÇK-së gjatë luftës në Kosovë? Flet për tradhtinë ndaj Adem Jasharit

4 months ago 9

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, thotë se, thotë se milionerët e korrupsioni dhe krimit të organizuar e kanë sjellë Kosovën në këtë gjendje në të cilën gjendemi tani.

Ai thotë se, për të mbetur në pushtet ish liderët politik tash të cilët janë në opozitë e nënshkruan marrëveshjen e Asociacionit, ndërsa tani po izolohet Kosova si pasojë e refuzimit të Republikës serbe që mund të krijohet brenda Kosovës.

“Opozita mendjen vetëm të pushteti dhe parat e ka. Në Kosovë janë vra fëmijët, gra e pleq dhe janë masakruar shumë qytetarë të pafajshëm nga Serbia. Është koha e fundit me u kthy tek vetvetja jonë dhe me vendos vet për fatin tonë”, thotë Miftari.

Ai flet edhe për siç shprehet ai rekruetimin e Thaçit dhe Veselit nga DGSE-ja.

“Në atë kohë këto ishin figura me vlerë zero në Zvicër. Shtrohet pyetja se a mos ishte iniciatore UDB-ja serbe përmes vëllait të Hashimit, Ganiut operator i UDB-së i rekruetuar nga KOS ushtarak në Prishtinë dhe shefit të DBS serbe Ivica Stanishiqit dhe një diplomati serb në Paris”, thotë ai.

Ai pyet tutje se ku ishte qëllimi i këtij rekrutimi?

“Qëllimi ishte çarja, manipulimi, sabotimi dhe sidomos kontrollimi i UÇK-së dhe në fund ndarja e Kosovës”, shton tutje ai.

Miftari tutje përmend edhe spiunimin që në kohë luftë i kishte ndodhur familjes së komandantin legjendar Adem Jasharit.

“Kjo ndodhi nga disa që sot janë në Hagë e disa edhe deputet e mbështetës të flakët të Hashim Thaçit. Prandaj shumë mirë i kemi punët sot në Kosovë se me çfarë njerzish, politikanë të korruptuar e të shitur kemi jetuar dhe na kanë sunduar deri sot”, përfundon Naim Miftari.

comment

Read Entire Article