Ish-kryeministri dhe opozita të ekzaltuar, ironia e Kreshnik Spahiut: Berishës vizën ia hoqi qeveria e Trump, edhe SPAK u themelua nga administrata e tij!

2 hours ago 28

Teksa amerikanët kanë mësuar se kush do jetë presidenti i tyre i 47-të, nuk kanë munguar as reagimet në Shqipëri.

Madje më e ngazëllyer është opozita e drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, prej një viti nën arrest shtëpiak nga GJKKO dhe SPAK për akuzë korrupsioni për aferën “Partizani”, që Donald Trump u rikthye në krye të Shtëpisë së Bardhë si president, duke nënkuptuar me mesazhe dhe foto të ndryshme se tani është radha e Berishës.

Por juristi dhe publicisti Kreshnik Spahiu, ka shpërndarë në rrjetet sociale një ironi për ata opozitarë që janë ngazëllyer me fitoren e Donald Trump dhe shpresojnë rikthimin në pushtet me ish-kryeministrin.

Me një listë të shkurtër, Spahiu shkruan se “politika e lartë amerikane për reformën në drejtësi, është hartuar nga administrate e Presidentit Trump”.

Postimi i Spahiut:

“Kujtesë për ata që uronin sot Donald Trump!

– Ambasadorja Yuri Kim u dekretua nga Trump

– Reforma në Drejtësi u votua në kohën e Trump

– SPAK u themelua nga administra e Trump

– Heqja e vizave amerikane për Berishën nga Trump

– Lista e Non Gratave për socialistët nga Trump”

Read Entire Article