Ish-Kryeministri Sali Berisha njofton konferencë për shtyp

11 months ago 29
11:13 15/11/2023

Ish-Kryeministri Sali Berisha ditën e sotme do të zhvillojë konferencë për shtyp me gazetarët.

Zyra e shtypit e Partisë Demokratike të Berishës njofton se në orën 12:30, në sallën “Azem Hajdari” do të zhvillohet konferenca.

“Në ora 12:30, Kryetari i PD, Sali Berisha zhvillon konferencë me gazetarët në sallën “Azem Hajdari”,” njofton zyra e shtypit e Partisë Demokratike.

Ndërkohë GJKKO i ka dërguar një shkresë Kuvendit ku i kërkon marrjen në pyetje të ish-Kryeministrit, Sali Berisha.(Lexo më shumë)

Kujtojmë se ish-Kryeministri Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasiv në lidhje me procedurat e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”, çështje për të cilën akuzohet edhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi i cili është me masë sigurie arrest në burg, si dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi me masë sigurie detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë Shqipërisë./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article