Ish-ministri i Brendshëm Lleshaj: Kosova të shtojë masat e sigurisë

11 months ago 13
17:13 27/10/2023

Lleshaj komentoi konfliktin Izrael-Hamas dhe zhvillimet në vend

Çështja e asociacionit të komunave serbe në Kosovë është e rëndësishme për Sandër Llleshajn, por për të, Prishtina zyrtare duhet të ndryshojë përceptim se me kë duhet bërë. Ish-ministri i Brendshëm mendon se në çdo rast, qeveria atje duhet të shtojë masat e sigurisë.

“Bashkësia e komunave serbe në Kosovë është një çështje e rëndësishme, e Kosovës, jo e Serbisë. Kjo çështje duhet të jetë prioritare e vetë Serbisë dhe duhet ta zgjidhë jo në bashkëpunim me Serbinë, s’ka pse të jetë Serbia partneri kryesor në këtë çështje, por me BE dhe SHBA. Duhet ta zhvillojë ushtrinë, duhet të fusë shërbimin e detyrueshëm ushtarak, duhet të armatoset për të qenë e aftë për t’i shkaktuar humbje të konsiderueshme çdokujt që synon ta sulmojë ushtarakisht. Vetëm kur t’i bindësh kundërshtarët e tu se sulmi nuk ia vlen, atëherë i ke shërbyer paqes.”

Përtej përpjekjes ndërkombëtare, ish-numri një i rendit në Shqipëri është pesimist për zgjidhjen e konfliktit Izrael-Hamas.

“Përsa kohë kemi një konflikt që nuk është politik, por teleogjik për mua, në thelbin e Hamasit nuk është territori, por qëllim që synon që këtë armik ta zhbëjnë nga faqja e dheut.”

Lleshaj komentoi edhe marrjen e ish-karrigës së tij nga Taulant Balla, duke e vlerësuar për… sasi.

“Shoh përpjekje pozitive, ka patur lëvizje. Në nivelin sasior, shoh shumë sasi.

Lleshaj u pyet edhe për ish-drejtorin e përgjithshëm të polisisë së kohës së tij, Ardi Veliu, i cili dha dorëheqjen nga AMP, por..

“Nuk kam asnjë mendim për këtë çështje!”

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article