Ish- polici dhe ish- agjenti i SHIK-ut jep alarm: Serbia ka edhe agjentë tjerë në Kosovë në këto sektorë/ Ja dyshimet e tij dhe emrat

4 months ago 9

Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi janë arrestuar të mërkurën në Ferizaj nën dyshimin për spiunazh me Agjencinë e Inteligjencës Serbe (BIA).

Ndërsa, të enjten Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se ka paraqitur kërkesë për paraburgim ndaj dy të pandehurve Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Nga Prokuroria Speciale thonë se kërkesën për paraburgim e kanë paraqitur meqë ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit e kanë kryer veprën penale “Spiunazhi”.

Gjithashtu Muharrem Qerimi dyshohet që ka kryer edhe veprën tjetër “Mbajtje në pronësi, kontrollë të paautorizuar të armëve”

“Kërkesën për caktimin e paraburgimit kjo prokurori e ka paraqitur, pasiqë ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale: Spiunazhi nga neni 124 par. 3 të KPRK-së, ndërkaq i pandehuri M.Q. ka kryer edhe veprën tjetër penale: Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par 1 të KPRK-së, si dhe ekziston dyshimi se të pandehurit kishin për t’i kryer veprat penale për të cilat dyshohen”, thuhet në komunikatë.

Arrestimin e personave e ka komentuar edhe ish- polici dhe ish- agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, i cili në një prononcim për “Bota sot”, thotë se dëshiron të besojë se Kosova ka filluar t’i hap sytë kundër spiunimit armiqësor serb në Kosovë, por është dyshues në epilogun e saj.

Sipas tij, Serbia hapat e sipunazhit i ka marrë në vitin 1999 posa u vendos UNMIK-u në Kosovë, ka vazhduar dhe është duke vazhduar.

“Arrestimi i djeshëm i dy shqiptarëve të dyshuar për spiunin për BIA-n- UDB është i vonshëm dhe frikësohem se është edhe i stërmadhuar politikisht, pasi nuk është fare sekret se Serbia pas luftës pati instaluar njerëz dhe agjentë të saj në politikë të Kosovës, në polici, në prokurori, gjykata, SHIK (në televizion edhe thesar i quanin), më vonë në AKI, FSK, në televizione, shtyp, në firma tregtare dhe pothuajse çdo ku. Serbia hapat e parë i pati marrë në vitin 1999, posa u vendos UNMIK-u në Kosovë, pastaj ka vazhduar dhe po vazhdon edhe sot e kësaj dite. Do të doja të besoja se Kosova ka filluar t’i hap sytë më në fund kundër spiunimit armiqësor serb në Kosovë, por dyshoj në epilogun e këtij epizodi, pasi jam shumë i sigurt se edhe vetë AKI, Policia edhe Prokuroria Speciale janë të mbushur vetë me agjenda serbë. Dhe normalisht se peshku i madh, e han peshkun e vogël, kjo vlen edhe për spiunët e konsipracionet sekrete, a mos ka filluar sot në Kosovë etikimi dhe eleminimi i konkurrentëve dhe ish- kolegëve mes veti, kush do të akuzohet nesër dhe a janë këto vetëm lojëra politike sikurse tani kur incizimet politike kundër Mimoza Kusari Lilës, incizime këto ilegale jo ligjore, të manipuluara dhe të orkestruara nga BIA serbe, që po vendosin me pompozitet kinse sot patriota bashkëpunëtorët e Ivica Stanishiqit, Vuçiqit e Ramës nëpër tv e media tona, këto dy raste janë të lidhura në aspektin kohor”, deklaron Miftari.

Tutje, ai përmend emrin e një ish- eprori të lartë të policisë së Kosovës, duke thënë se askush nga mediet nuk është marrë me të dhe nuk ishte hetuar.

“Pse mediat e Stanishicave dhe të oligarëve të korrupsionit e të politikanëve të korruptuar shqiptarë të Kosovës kurrë nuk e publikuan, por e mbajtën sekret sesi dhe ku u zhduk vite më herët eprori i lartë i policisë së Kosovës O. Musa, i cili kishte ikur në Britani dhe atje kishte pranuar se ishte pjesëtarë aktiv i ODB- BIA serbe me detyrë konkrete pas luftës në policinë e Kosovës, pse kurrë askush nuk u morë me këtë temë, të hetohej edhe zyrtarisht sesa njerëz e policinë e Kosovës, sidomos ish- pjesëtarët e UÇK-së në polici (unë personalisht Naim Miftari isha edhe vet i dëmtuar), sa pjesëtarë shqiptarë kishte dëmtuar O. M. në policinë e Kosovës nuk ishte i vetmi spiun që merrte urdhra nga Beogradi”, shprehet ish- polici.

Ish- polici dhe ish- agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, hedh dyshime edhe ndaj Brasnislav Nikoliqit, ish- këshilltar i Hashim Thaçit, duke rrëfyer edhe për të dyshuarit tjerë që sipas tij, ishin pjesëtarë të shërbimit sekret serb.

“ Pastaj, rasti në presidencën e Kosovës që u mbyll dhe u mbulua me pluhur shumë shpejt 2009, 2014... Si arriti agjenti i BIA-s të bëhet këshilltar i presidentit Thaçi para dhjetë vjetësh ishte arrestuar në Kosovë, Branislav Nikoliq, si agjent i shërbimit sekret serb BIA që punonte dhe tentonte të kurdiste fakte të rrejshme kundër UÇK-së, disa vite më vonë Hashim Thaçi e ka pati emëruar këshilltar politik të tij në Presidencë ! Personat që shiheshin në atë xhirim 2009 akuzoheshin se janë agjent të shërbimit sekret serb BIA të ardhur me Mision nga Beogradi për t’u ofruar mijëra euro njerëzve, që janë të gatshëm të dëshmojnë rrejshëm kundër UÇK-së sidomos për trasplantim të organeve, ata u arrestuan, u nxorën para kamerave me duar në pranga dhe nga bossat e politikës u quajt atëherë si një fitore e madhe....! Disa vite më vonë çuditërisht njëri nga ata pjesëtar të BIA serbe të arrestuar disa vite më vonë çuditërisht bëhet këshilltar i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nga të dyshuarit Millutin Radanovic, Predrag Zhelkovic shtetas te Serbisë dhe Igor Jucinac pjesëtar i Policisë së Kosovës si pjesëtar të shërbimit sekret serb në vitin 2009 ishin filmuar duke dhuruar qindra mijëra euro shuma të majme parash në këmbim të deklaratë të rrejshme për transplantim organesh akuza të servuara nga Beogradi kundër ish- UÇK- ës, këta persona të BIA- s i kishte arrestuar policia më 11 qershor të vitit 2009 në afërsi të Cagllavicës.! Për çka hetuesit kishin ngritur kallëzim penal për krim të organizuar dhe pjesëmarrje të drejtpërdrejtë, në atë kronikë të transmetuar në RTK, shfaqet dhe njëri nga personat e kërkuar, por që ishte në arrati ky është Branisllav Nikoliq i cili bashkë me tre persona tjerë akuzoheshin për krim të organizuar..... dhe çuditërisht Branisllav Nikoliq i BIA- s u bë pas disa viteve këshilltar i ish- presidentin të Kosovës, Hashim Thaçit .! Në aktvendimin e Gjykatës së Qarkut i cili kontrollohet edhe sot nga Pronto Mafia në mungesë të provave e ka hedhur poshtë aktakuzën e prokurorisë në vendimin e kësaj gjykate ku fshihen emrat e të dyshuarve, thuhet se nuk janë gjetur elemente të mjaftueshme por si përfundoi një agjent i BIA-s si këshilltar i presidentit të Kosovës këtë pyetje se dinë askush ndoshta e dinë vetëm Hashim Thaçi dhe vëllai i tij Gania!”, deklaron Miftari.

Read Entire Article