Ish-ylli i Liverpoolit, Ryan Babel tallet me arbitrin pas gabimit trashanik të VAR-it kundër Tottenhamit

11 months ago 26
Reklamë

Ryan Babel bëri një photoshop duke i veshur fanellën e Tottenhamit një fotografie të gjyqtarit Simon Hooper, pas gabimit trashanik të VAR-it që i kushtoi Liverpoolit me humbje të shtunën.

Liverpool mbetën të zemëruar pas humbjes 2-1 ndaj Tottenhamit të shtunën dhe pasi PGMOL (Professional Game Match Officials Limited) pranuan se goli i Luiz Diaz nuk duhej të ishte anuluar për pozitë jashtë loje.

Babel i cili luajti për Liverpoolin midis viteve 207 dhe 2011, përdori llogarinë e tij në Twitter për të ndarë një foto të cilën e kishte krijuar vet ai.

Players of LFC should be allowed to post this picture tho… #LFC #SpursVsReds #PremierLeague pic.twitter.com/Qtchw5fTBS

— Ryan Babel (@Ryanbabel) September 30, 2023

Ai shkruajti në atë postim: “Lojtarët e Liverpoolit duhet të lejohen që ta postojnë këtë foto”.

Zyrtarët në fushë, të udhëhequr nga arbitri Hooper, gabimisht e anuluan ‘golin’ e Diazit, i cili do t’i jepte epërsinë Liverpoolit.

Pavarësisht imazheve që tregonin se Diaz ishte qartësisht në pozitë të rregullt, gjyqtari përgjegjës në VAR, Darren England, nuk ndërhyri. Pas ndeshjes, PGMOL pranoi se ishte bërë një  “gabim njerëzor”.

Autogoli i Joel Matip në kohën shtesë i dha Tottenahmit fitoren dhe e pengoi Liverpoolin që të tejkalonte Manchester Cityn në krye të tabelës së Ligës Premier.

Ndërkohë, Federata e Futbollit Anglez i ka suspenduar gjyqtarët e dhomës së VAR-it dhe ka lajmëruar se një hetim mbi rastin do ta mbahet ditën e hënë./Telegrafi/

Read Entire Article