“Isha gati për të qarë” – Rodri thyen heshtjen pas lëndimit që pësoi ndaj Fluminenses

10 months ago 19

Rodri ka thyer heshtjen pasi u detyrua të largohet nga loja për shkak të lëndimit, në finalen e Kupës së Botës ndaj Fluminenses.

Të premten, City e shtoi Kupën e Botës për Klube në sirtarin e trofeve, pasi mposhtën me lehtësi kampionin e Copa Libertardores, Fluminense me rezultat të thellë 4-0.

Ekipi i Pep Guardiolas mori epërsinë pas vetëm 45 sekondash përmes Julian Alvarez, para se qendërmbrojtësi Nino të shënoj autogol për të dyfishuar epërsinë e CItyt.

City shënoi edhe dy gola në pjesën e dytë me anë të Phil Foden dhe Julian Alvarez, për të kompletuar kështu fitoren e thellë.

Sidoqoftë, ky rezultat doli në plan të dytë pas lëndimit në dukje të parë “të rëndë” të Rodrit.

Spanjolli filloi të çalonte pas një ndërhyrje të ashpër nga lojtari kundërshtar Alexsander, por pas ndeshjes e konfirmoi që përkundër frikës për ndonjë lëndim serioz, ai do të jetë gati për të luajtur ndaj Evertonit të mërkurën.

“Isha shumë me fat sot, për të qenë i sinqertë. Mendoj se ishte njëra nga ndërhyrjet më të ashpra që janë bërë ndaj meje gjatë karrierës sime”, ka thënë Rodri për Sky Sports News.

“Isha shumë i frikësuar sepse e ndjeva goditjen në gjurin tim, por për fat të mirë nuk pati asgjë. I thashë atij lojtari që ju nuk mund të bëni këso lloj gjërash”.

“Sot fitova më shumë se një trofe. Po shkoj në shtëpi i sigurtë. Të jem i sinqertë isha shumë afër për të qarë, sepse ndjehesha i shqetësuar për atë që ndodhi”, përfundoi mesfushori spanjoll./Telegrafi/

Read Entire Article