“Isha i sigurt se do të shkoja atje”, mbrojtësi i Man City tha se një telefonatë bëri që ai ta refuzonte Barcelonën

10 months ago 23

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Yan Couto tha se ai refuzoi mundësinë për të nënshkruar me Barcelonën pas një telefonate me Pep Guardiolën.

“Isha i sigurt se do të shkoja te Barca, por Pep Guardiola më thirri dhe gjërat ndryshuan”, deklaroi 21-vjeçari.

“Kur isha kampion me kombëtaren e Brazilit, vizitova Manchester Cityn, Bayern Munichun dhe Barçën”.

Couto, i cili aktualisht është i huazuar te Girona, u transferua te City me një marrëveshje pesëvjeçare në vitin 2020 nga skuadra e Serie A, Coritiba FC për 5.5 milionë euro.

Lojtari ka luajtur një rol të rëndësishëm, duke startuar në 16 ndeshje dhe duke u përfshirë drejtpërdrejt në shtatë gola për skuadrën katalunase.

Ai ka kontratë në Etihad Stadium deri në vitin 2025, por mund të largohet përgjithmonë nga Etihad verën e ardhshme. /Telegrafi/

Read Entire Article