“Ishim përgatitur për atë gjë një ditë përpara” – Arteta tregon se si eliminuan Porton

7 months ago 8

Arsenali ka arritur të kaloj në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pasi ka mposhtur Porton pas penalltive 4-2.

Ndeshja në kohë të rregullt përfundoi 1-0 me rezultat të njëjtë siç kishte përfunduar në Portugali në të mirë të Portos.

Trajneri spanjoll Mikel Arteta ka thënë pas ndeshjes se ishin përgatitur për ekzekutim të penalltive një ditë përpara.

“Ne me të vërtetë duhej të gërmonim për të gjetur momentin magjik në fund.Ne po fillojmë të krijojmë një energji të pabesueshme në stadium, ne të gjithë po shtynim për ta realizuar dhe së bashku e ia dolëm”.

“Ju jeni shumë nervoz duke parë një penallti, duke shpresuar për më të mirën, por ju e dini se është paksa short. Ne ishim përgatitur një ditë më parë”.

💬 "I’m so happy, I’m so proud, especially for the club. It’s been 14 years not achieving the quarter-finals of the Champions League, and that’s a long time."

Mikel praises our players, coaches, fans and goalkeeper after success in the Champions League last 16 ❤️

— Arsenal (@Arsenal) March 13, 2024

“Pra, meritë për trajnerët e portierëve dhe të gjithë ata që kanë kontribuar. Është vërtet e vështirë të luash kundër Portos , ata janë vërtet konkurrues”, deklaroi trajneri spanjoll.

Arsenali kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve për herë të parë që nga viti 2016, pasi mundi Porton me penallti në shtëpi .

Topçinjtë shkojnë në pushimin e parë ndërkombëtar të vitit duke u ulur në vendin e parë të tabelës së Premier League, një dëshmi e punës së Artetës në klub. /Telegrafi/ 

Read Entire Article