Ishte goditje e tmerrësisht e fuqishme, në Turqi zbulojnë se sa kmh shkoi gjuajtja e Rey Manajt që përfundoi në rrjetë

7 months ago 8

Rey Manaj ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm në sfidën Sivasspor – Alanyaspor.

Përkundër se skuadra e tij pësoi humbje 1-2 në shtëpi, Manaj realizoi një gol që do të mbahet gjatë në mend.

Sulmuesi shqiptar shënoi nga gjuajtja e lirë një gol që po komentohet jashtëzakonisht shumë në Turqi.

Ishte një goditje e fuqishme nga Manaj, derisa Bein Sports Turqi ka zbuluar se gjuajtja ishte 135 kmh.

Me golin e djeshëm, Manaj shkoi në kuotën e 15 golave në kampionatin turk dhe vetëm Edin Dzeko ka më shumë se ai.

Kujtojmë se reprezentuesi shqiptar përveç 15 golave në Turqi ka edhe katër gola në Kupë. /Telegrafi/

🌟 Rey Manaj'ın klas golü | #SVSvALY
🚀 135 km/h

🎯 "Vuruş stili belli… Manaj, topa vurmadan önce kaleciler hamle yapıyor."
👀 "İki golde de baraj hatalı…"

🎙️ #beINSÜPERLİG pic.twitter.com/Np95aVBGOr

— beIN SPORTS Türkiye (@beINSPORTS_TR) March 9, 2024

Read Entire Article