Ishte shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet “skifteri” nga Lushnja (EMRI)

10 months ago 20

Policia e Fierit ka arrestuar Vladimir Halilin, 54-vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim që nga viti 2020.

Arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”. Blutë në një njoftim për media bëjnë me dije se Halili para 3 viteve, ka vjedhur në 2 banesa në fshatin Pirrë, ndërsa në vitin 2021, ka vjedhur në 1 makazinë në fshatin Rrapëz.

Vladimir Halili, 54 vjeç, banues në Lushnjë, i cili ishte në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”, në rrethana rënduese. Në vitin 2020, shtetasi Vladimir Halili ka vjedhur në 2 banesa në fshatin Pirrë, ndërsa në vitin 2021, ka vjedhur në 1 makazinë në fshatin Rrapëz”, njofton policia./vizionplus.tv

Read Entire Article