ISW: Vritet komandanti i njësisë elitare ruse

1 year ago 20
Reklamë

Instituti për Studimin e Luftës (ISW) duke u bazuar në një raport thotë se Vasiliy Popov, komandanti i Regjimentit Sulmues Ajror të Gardës Ruse 247, është vrarë gjatë luftimeve në Ukrainë.

Kjo e bëri atë komandantin e dytë të Regjimentit 247 që u vra në aksion që nga fillimi i luftës në Ukrainë, pasi Konstantin Zhizevski u vra në muajin shkurt të vitit të kaluar.

Studimi amerikan thekson se Vasilij Popov vetëm pak kohë më parë zëvendësoi Piotr Popovin si komandant i regjimentit 247.

Supozohet se anëtarët e regjimentit në fjalë veprojnë në rajonet Donetsk dhe Zaporizhia.

ISW kishte përcaktuar më parë se forcat relativisht elitare të regjimentit po kryenin kundërsulme të kufizuara në sektorë kritikë të vijës së përparme dhe vlerësoi se vdekja e komandantit do ta dobësonte më tej njësinë.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/

The commander of the Russian 247th Guards Air Assault (VDV) Regiment (7th VDV Division) Vasily Popov was reportedly killed in combat in #Ukraine.

Elements of the 247th Regiment are reportedly operating in the Donetsk-Zaporizhia Oblast border area. (1/3) https://t.co/ashT6ljRSP https://t.co/bRoENqu0Gq pic.twitter.com/HCJK4ERTwY

— ISW (@TheStudyofWar) September 15, 2023

Read Entire Article