Italia, aleatja e ekonomisë shqiptare! Pjesa kryesore e eksporteve tona shkojnë përtej detit

1 year ago 41
Reklamë

Në vitin 2022 eksportet e mallrave janë 487 miliard lekë, duke u rritur 32,0% krahasuar me vitin 2021. Ndërsa importet e mallrave arritën vlerën 950 miliard lekë, duke u rritur 18,7% krahasuar me vitin 2021.

Në vitin 2022 pesha e eksporteve në vendet e BE është 73,4% të eksporteve të mallrave, duke arritur vlerën 357 miliard lekë. Eksportet në vendet e BE u rritën me 34,1% krahasuar me vitin 2021.

Ndërsa pesha e importeve nga vendet e BE është 51,6% të importeve të mallrave, duke arritur vlerën 490 miliard lekë.

Importet nga këto vende u rritën me 12,7%, krahasuar me vitin 2021. Në vitin 2022 partneri ynë kryesor për eksportet dhe importet vazhdon të jetë Italia. Vlera e eksporteve drejt Italisë është 210 miliard lekë, duke u rritur 35,1% krahasuar me vitin 2021. Ndërsa vlera e importeve nga Italia 206 miliard lekë, duke u rritur 5,9% krahasuar me vitin 2021.

Situata ekonomike e vendit pavarësisht tkurrjes dhe rritjes së ngadaltë ekonomike, po shfaq shenja të rimëkëmbjes pas krizës së pandemisë dhe krizave që po kalon bota. Përgjithësisht në situatë krizash aq kohë sa merr rënia p. sh: 2-3 vjet, aq duhet edhe për ringritjen e ekonomisë. Por e rëndësishme është që ekonomia jonë po ecën në kahun e duhur, që do të thotë se ka shenja rimëkëmbje dhe urojmë që të vazhdojë kështu ky trend veçanërisht në ato sektorë të avantazhuar si turizmi dhe ndoshta në një periudhë afatmesme edhe bujqësia.

Top Channel

Read Entire Article