Italia dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore, ç’përfitojnë shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në vendin fqinj

8 months ago 8

Shqipëria dhe Italia nënshkruan këtë paradite marrëveshjen për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore.

Nga kjo marrëveshje do të përfitojnë shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Itali, teksa ka qenë ministri i punëve të jashtme të Italisë Antonio Tajani dhe homologut shqiptar Igli Hasani të cilët kanë nënshkruar.

Kështu, në sajë të kësaj marrëveshjeje, shqiptarët do të përfitojnë ofrimin e përfitimeve në sigurimet shoqërore, trajtim i barabartë të personave të punësuar dhe për të vetë punësuarit.

Marrëveshja do të zbatohet për legjislacionet që lidhen me:

Sigurimin për pleqërinë, invaliditetin, pensionin familjar (pasjetuesit);

Sigurimin për përfitimin për sëmundjet dhe barrëlindjen;

Sigurimin e papunësisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article