Italia, luftë piraterisë së programeve sportive

10 months ago 23
19:16 10/12/2023

Brenda 31 Janarit 2024 do të aktivizohet bllokuesi i ndeshjeve

Menjëherë sapo senati italian i dha dritën jeshile në mënyrë dypartiake hyrjes në fuqitë ligjit që lufton piraterinë në sport, është gati edhe mekanizmi për ta realizuar këtë. Një platformë e posaçme do të bllokojë faqet pirate që transmetojnë ndeshjet e Serie A, brenda 30 minutash nga sinjalizimi që do të marrin autoriteti edhe operatorët që kanë të drejtat e transmetimit si dhe nga vetë Lega Calcio.

Gjithçka do të jetë gati brenda 31 Janarit shkruan gazeta italiane “Gazzetta dello Sport”. Kështu ligji i miratuar nga Parlamenti Italian tashmë ka mjetet për të penguar çdo vjedhës të ndeshjeve të Serie A.

Për futbollin është një lajm i mirë, pasi sipas gazettes së njohur italiane pirateria I shkakton kampionatit italian dhe operatorëve që e transmetojnë me të drejta një dëm prej 350 milionë euro në vit për shkak se numëron mbi 3 milonë abonente.Zbatimi I ligjit të rikonsiderohet si një hap vendimtar për të luftuar një fenomen që dëmton industrinë krijuese dhe sportive, duke shkatërruar mijëra vende pune dhe duke nxitur krimin e organizuar.

Me këtë ligj, Italia është bërë një model për Evropën në luftën kundër një murtajeje sociale, ekonomike dhe kulturore. Përveç kësaj, ai parashikon edhe 5 mijë Euro gjobë për të gjithë ata që shohin programe me karta apo faqe pirate, nga 1 mijë Euro që ishte më parë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article