Italia shpreson tek Gjykata Kushtetuese, Bucci: Marrëveshja respekton të gjitha rregullat

10 months ago 10
15:58 19/12/2023

Italia beson tek në një vendim pozitiv nga ana e Gjykatës Kushtetuese shqiptare për marreveshjen per migracionin e nenshkruar nga kryeministrat Rama e Meloni.

Sipas Ambasadorit Fabrizio Bucci marrëveshja mes Romës dhe Tiranës respekton të gjitha ligjet e te dy shteteve dhe ato evropiane.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar ratifikimin e protokollit Rama-Meloni nga ana e parlamentit shqiptar ishte një hap i domosdoshëm procedural sepse u paraqiten dy ankesa të opozitës. Ata kanë deklaruar paraprakisht se këto kërkesa nuk janë të pa bazuara ndaj do të ekzaminojmë kushtetutshmërine e marrëveshjes përsa i përket legjislacionit shqiptar. Gjykata do të vendosë mbi themelin në 18 janar. Po presim natyrisht me besim sepse besojmë se protokolli është absolutisht në përputhje si me Kushtetutën e Shqipërisë ashtu edhe me të gjitha normat ndërkombëtare europiane.”

Gjykata Kushtetuese shqiptare e pezulloi ratifikimin në Kuvend te marrëveshjes të nenshkruar me 6 nëntor nga Rama e Meloni. Kjo marrëveshje pritej të votohej e miratohej në seancën plenare të 14 dhjetorit, por tanimë Kuvendi duhet që të presë deri në një vendim përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese e cila nis shqyrtimin e çështjes më 18 janar.

Plani i të dy qeverive ishte që në muajin qershor të ishte gati infrastruktura në Shëngjin e Gjadër në mënyrë që të niste mbërritja e refugjatëve afrikanë. Për luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës ambasadori Bucci tha se të dy vendet krijuan dy vite më parë një grup pune në nivel të shefave tq policisë dhe tani 4 prokurorë italianë udhëheqin një numër të madh hetimesh të përbashkëta.

Vetëm në dy vitet e fundit janë 80 trafikantë të arrestuar si dhe është sekuestruar më shumë se një ton lëndë narkotike.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article