Iu hoq imuniteti/ “Aktin më të rëndë e kreu Kushtetuesja, qenie mjerane”, Berisha: Pse vendimi i djeshëm në Kuvend ishte antiligjor!

9 months ago 37

Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për mediat, nuk e ka njohur vendimin e djeshëm të Kuvendit, duke e cilësuar atë të turpshëm.

Ai tha se akti i rëndë u bë që nga Gjykata Kushtetuese, që rrëzoi kërkesën e deputetëve të opozitës për pezullim të masave për të.

“Për shkak të refuzimit tim për të mos shkelur kushtetutën, nuk zbatova vendimet, por ndoqa rrugën e ankimimit me avokatët. Jo vetëm që nuk tërhiqen, por në mënyrë historike të njerëzimit, i drejtohen Kuvendit se ky nuk ka zbatuar masën. Të garantoj që sigurimi i Shtetit të guxonte deri këtu. Ai guxonte vetëm t’i thoshte Enver Hoxha, se nuk e ke Parlamentin në dorë ti. Kur pashë se Skapistët i kërkuan Parlamentit atë që nuk mund t’ia kërkonin kurrë, legalizimin e masës së paligjshme, unë refuzova të shkoj në Komision. Deklarova se Komisioni mblidhet për të legalizuar një vendim të paligjshëm. Pyes çdo njeri, a mundet që një komision parlamentar, që është për shkak të pushtetit ligjvënës, të poshtërohet dhe nënshtrohet në këtë mënyrë! Prokurorët specialë e kishin të hapur rrugën që të thoshin ato masa. Kërkesa për zëvendësim të masës, nuk mund të bëhej. Nuk ka asnjë fakt, asnjë provë dhe dokument. Në 3 orë e gjysmë, avokatët e mi zbërthyen gjithçka. Aktin më të rëndë në historinë e këtij vendi, e ka Gjykata Kushtetuese, janë treguar njerëz me moral zero, qenie mjerane.”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article