Izraeli dhe Hamasi shkëmbejnë kërcënime

10 months ago 28
14:55 11/12/2023

Netanjahu, thirrje militantëve palestinezë të dorëzohen

Izraeli dhe Hamasi po shkëmbejnë tashmë kërcënime, në vend të pengjeve dhe të burgosurve, teksa Katarit si vend ndërmjetësues thotë se shpresat për një armëpushim të ri po zbehen.

Hamasi kërcënoi se nuk do të lejojë daljen e asnjërit prej pengjeve nga Gaza nëse nuk përmbushen kërkesat e kësaj organizate për shkëmbimin e tyre me të burgosur palestinezë. Hamasi liroi 100 nga 240 pengjet gjatë armëpushimit 7 ditor të fund të Nëntorit, në këmbim të 240 të burgosurve palestinezë.

Por kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu u kundërpërgjigj duke thënë se këtij grupi militantësh palestinezë ka nisur t’i afrohet fundi.

Në një deklaratë për mediat, Netanjahu u bëri thirrje militantëve të këtij grupi të dorëzohen, pasi sipas tij nuk ia vlen të humbin jetën për qëllimet personale të kreut të Hamasit, Jahja Sinuar. Netanjahu tha se deri më tani dhjetëra pjesëtarë të Hamasit kanë dorëzuar armët.

Ushtria izraelite e ka shtrirë sulmin edhe në jug të Rripit të Gazës. Banorëve të Kan Junuzit u është bërë thirrje të largohen në vende të sigurta, pasi krerët e ushtrisë thanë se nuk duan që të humbin jetë civilësh.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article