Izraeli dhe Hamasi shkëmbejnë pengjet dhe të burgosurit e tjerë

10 months ago 31
23:47 30/11/2023

Shkon në 97 numri i pengjeve të liruara nga militantët

Izraeli dhe Hamasi realizuan mbrëmjen e sotme shkëmbimin e grupit të gjashtë të të burgosurve dhe pengjeve.

Hamasi dorëzoi dy gra, ndërsa mediat ndërkombëtare raportuan se më vonë do të liroheshin edhe disa pengje të tjerë.

Ndërkohë që Izraeli liroi rreth 30 të burgosur të tjerë palestinezë.

Deri më tani, militantët kanë liruar 97 pengje gjatë armëpushimit: nga të cilët 70 janë izraelitë, ndërsa 27 të tjerë i përkasin kombësive të tjera.

Shkëmbimi i sotëm pasoi një marrëveshje të tretë të arritur mes palëve që zgjat armëpushimin edhe me 1 ditë.

Ndërkohë që palët po punojnë për një zgjidhje më afatgjate.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article