Zyrtarët izraelitë janë në negociata me kombin afrikan të Kongos dhe disa të tjerë për të pranuar palestinezët nga Rripi i Gazës, të cilët do të deportoheshin nga Izraeli.
“Kongoja do të jetë e gatshme të pranojë emigrantë dhe ne jemi në bisedime me të tjerët”, i tha Shalom Yerushalmi një burim i lartë në kabinetin e sigurisë të Izraelit, cituar nga The Times of Israel.
Yerushalmi citoi Ministren e Inteligjencës, Gila Gamliel, të ketë thënë dje në Knesset se në fund të luftës, qeveria e Hamasit do të shembet, transmeton Telegrafi.
“Nuk ka autoritete komunale, popullsia civile do të jetë plotësisht e varur nga ndihma humanitare. Nuk do të ketë punë dhe 60 për qind e tokës bujqësore të Gazës do të bëhet një zonë tampon sigurie” tha ajo.
Ajo më parë bëri thirrje për dëbimin e palestinezëve për “arsye humanitare” në një kolumne për Jerusalem Post.
“Problemi i Gazës nuk është vetëm problemi ynë. Bota duhet të mbështesë emigracionin humanitar, sepse është e vetmja zgjidhje që unë di”, tha Gamliel.
Dje, Uashingtoni dënoi ministrat e ekstremit të djathtë Bezalel Smotrich dhe Itamar Ben Gvir për avokimin për zhvendosjen e palestinezëve jashtë Gazës.
“Kjo retorikë është nxitëse dhe e papërgjegjshme”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller. /Telegrafi/