Izraeli i ofron Hamasit mundësinë e zgjatjes së armëpushimit

10 months ago 10

Zëdhënësi i qeverisë izraelite ka thënë se i kanë ofruar Hamasin mundësinë e zgjatjes së armëpushimit.

“Kemi informuar Hamasin, u kemi dhënë opsionin e zgjatjes së armëpushimit. Duam që pas mbrëmjes të lirohen 50 pengje tjera. Sapo të përfundojë ky afat, Izraeli do të vazhdojë të sulmojë me tërë forcën”, tha Eylon Levy, shkruan Sky News.

Hamasi tha të dielën mbrëma se ishte ekziston mundësia e zgjatjes së armëpushimit, në mënyrë që të lirojë sa më shumë të burgosur palestinezë nga burgjet në Izrael.

“Unë po bëj thirrje për një zgjatje që do të mundësojë dërgimin e më shumë ndihmave për popullatën që ka nevojë të madhe, dhe do të mundësojë lirimin e pengjeve të tjera”, tha Stoltenberg në një konferencë për shtyp në Bruksel.

Në anën tjetër, palestinezët pretendojnë se ushtria izraelite ka arrestuar këto ditë qindra palestinezë në Gazë, duke mos ditur asgjë për fatin e tyre. /Telegrafi/

Read Entire Article