Izraeli i propozon 1 javë armëpushim Hamasit

10 months ago 9
17:41 20/12/2023

Në këmbim kërkon lirimin e 40 pengjeve të tjerë

Ringjallen shpresat për një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit. Sipas CNN, është Tel Avivi që i ka propozuar Hamasit një armëpushim 1-javor, ku kërkon lirimin e 40 pengjeve.

Negociatat po zhvillohen në Kajro, aty ku këtë të Mërkurë mbërriti edhe Ismail Hanije, drejtuesi politik i Hamasit, i cili jeton në arrati në Katar. Egjipti dhe Katari janë dy ndërmjetësuesit kryesorë që bënë të mundur edhe armëpushimin e fund-Nëntorit, gjatë të cilit u liruan 100 izraelitë të marrë peng. Mendohet se Hamasi mban edhe 140 pengje izraelitë. Synimin për një armëpushim të ri e konfirmoi edhe presidenti izraelit Isak Hercog.

Megjithatë, në terren lufta vazhdon e ashpër. Vetëm në 24 orët e fundit, ministria e shëndetësisë e Hamasit tha se ishin vrarë 20 persona në kampin e refugjatëve në Xhabalia në veri të Gazës, ndërsa Izraeli pranoi se kishte goditur 300 objektiva të tjerë të Hamasit.

Tv Klan



Të ngjashme

Read Entire Article