Izraeli po i afrohet ‘kontrollit të plotë’ të Gazës veriore, thotë ish-shefi i ushtrisë

10 months ago 9

Një zëvendëskomandant në pension i divizionit të ushtrisë izraelite në Gaza, ka folur për BBC rreth asaj se si e sheh operacionin izraelit.

Duke folur nga Tel Avivi, Amir Avivi i tha BBC se konflikti mund të vazhdojë edhe për dy muaj të tjerë, përcjell Telegrafi.

“Tani jemi në një moment vendimtar”, ka vlerësuar ai, duke pretenduar se “po dorëzohen gjithnjë e më shumë terroristë”.

“Brenda një ose dy javësh IDF do të marrë kontrollin e plotë të pjesës veriore të Rripit të Gazës”, ka shtuar ai.

“Është një zonë shumë e dendur, një bastion i Hamasit, por gjeografikisht kjo është vetëm 20% e Rripit të Gazës”.

“Por, është një arritje e rëndësishme”.

Diku tjetër në Gaza, Avivi përshkruan “luftimet e ashpra” rreth Khan Younis në jug dhe këmbëngul se Izraeli po “çliron Gazën nga Hamasi”. /Telegrafi/

Read Entire Article