Izraeli po zgjeron operacionet rreth qytetit jugor të Gazës

10 months ago 25

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se po “zgjerojnë operacionet e tyre në zonën Khan Younis”, ku trupat kanë nisur një ofensivë kundër Hamasit në këtë qytet jugor palestinezë.

Aty thuhet se në një incident, ushtarët e Brigadës së Parashutistëve vunë re një operativ të Hamasit duke dalë nga tunelit me një RPG dhe si kundërpërgjigje hodhën granata në drejtim të tij dhe në tunel.

Parashutistët identifikuan gjithashtu persona të armatosur të Hamasit brenda një ndërtese, me ç’rast u tanket bombarduan apartamentin.

לוחמי צוות הקרב החטיבתי 460 חיסלו במהלך היממה האחרונה עשרות מחבלים בהתקלויות שונות, בתקיפות מהאוויר וע"י ירי צליפה, מקלעים וטנקים.

באחד האירועים, כלי טיס זיהה מחבל האוחז RPG ורץ לעבר הלוחמים, הכוחות חיסלו את המחבל בירי טנקים בטרם ירה לעבר כוחותינו >> pic.twitter.com/5537OMvsqL

— צבא ההגנה לישראל (@idfonline) December 29, 2023

Gjithashtu në Khan Younis, trupat e Brigadës së 7-të të blinduar identifikuan një operativ të Hamasit rreth 100 metra larg tyre dhe e sulmuan me dron, raporton thetimesofisrael.

Në një incident tjetër, ushtarët identifikuan një grup personash të armatosur të Hamasit në një ndërtesë dhe urdhëruan një aeroplan luftarak për të kryer sulme, shton IFD-ja.

Ndërkohë në Gazën veriore, IDF thotë se Brigada e Blinduar e 460-të vrau dhjetëra persona të armatosur të Hamasit.

Ndryshe, Izraeli ka nisur tash e sa kohë një ofensivë kundër militantëve të Hamasit pas sulmit terrorist në territoret izraelite më 7 tetor. /Telegrafi/

Read Entire Article