Izraeli propozoi Shtetin Bektashi? Milo zbardh takimin e Baba Mondit me Herzog: Tel Avivi i interesuar që myslimanët të jenë të përçarë

1 month ago 24

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo e lë të hapur tezën se propozimi për krijimin e Shtetit Bektashi në Tiranë, mund ta ketë bërë Izraeli. Në studion e Open, në News24, Milo solli në vëmendje takimin që po përflitet kryesisht në mediat turke, mes presidentit të Izraelit, Isaac Herzog dhe Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Edmond Brahimaj i njohur si “Baba Mondi”.

Ai thekson se krijimi i Shtetit Bektashi në zemër të Tiranës mund të jetë një lëvizje e Tel Avivit në funksion të përçarjes së myslimanëve, strategji të cilën, shton Milo, Izraeli e ndjek prej vitesh.

Megjithatë, ish-kryediplomati shqiptar shprehet skeptik që Izraeli të jetë i vetëm në të gjithë këtë sipërmarrje.

Paskal Milo: Të gjitha mbeten opsione të hapura përsa kohë që të kemi një fakt publik që është një konferencë shtypi, një deklaratë shumë e drejtpërdrejtë e ambsasorit të Turqisë në mars të këtij viti ai atakon kryegjyshin botëron Baba Mondin që për qëndrimet që është duke mbajtur në raportet me Izraelin. Në trajtimin që i bën ambasadorit izraelit në Tiranë, duke e mirëpritur si anëtar i trupit diplomatik në Tiranë. Baba Mondi i pret të gjithë, shkojnë dhe e urojnë. E gjithë kjo patjetër që ka qenë një arsye pse Presidenti i Izraelit në vizitën që bëri në Tiranë, bëri një takim të posaccëm me Baba Mondin. Nuk ka ndodhur herët e tjera që kryetarë shtetesh dhe qeverisë që të shkojnë dhe të takojnë Kryegjyshin Botëror. Nuk di të ketë ndodhur ndonjëherë, nuk ka qenë asnjëherë pjesë e protokollit.

Evi Vasili: Por cili do të ishte interesi i Izraelit për një shtet të vogël sovran brenda Shqipërisë?

Paskal Milo: Izraeli patjetër që është i interesuar për shkak të armiqësisë tradicionale me botën arabo-myslimane që dihet. Është i interesuar që komunitet myslimane të mos kenë unitet. Nëse do kishte unitet, gjithnjë është në dëm të tij.

Eni Vasili: Izraeli realizon qëllimin e një përçarje?

Paskal Milo: Izraeli e përdor. Në politikë përdoren të gjitha mjetet. E shoh jo aq të lidhur drejtpërsëdrejti me Izraelin, nuk e besoj, duhet të jetë një qasje dhe lojë me përmasa shumë më të gjëra, ku Izraeli mund të ketë pjesën e vet të lojës, por nuk është vetëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article