Izraeli publikon pamje të sulmeve të para pas përfundimit të armëpushimit me Hamasin

10 months ago 11

Izraeli pretendon se ka goditur rreth 200 objektiva të militantëve të Hamasit në Gaza.

E gjithë kjo pas një marrëveshje njëjavore të armëpushimit, e cila skadoi sot herët në mëngjes.

Forcat e mbrojtjes izraelite kanë publikuar një video, e cila shfaq një numër shpërthimesh në Khan Younis.

The Israeli military has released footage which it said shows strikes on Hamas positions in the Gaza Strip.

It comes as Israel's war with Hamas resumed, after the expiry of a week-long truce.

Latest updates: https://t.co/hqmY0zCIlw pic.twitter.com/LDDCzgFyxC

— Sky News (@SkyNews) December 1, 2023

Numri i palestinezëve të vrarë gjatë ditës së sotme ka arritur në 109, sipas ministrisë së shëndetësisë të Hamasit.

Theksojmë se SHBA-ja dhe Izraeli kanë akuzuar palestinezët se kanë prishur armëpushimin gjatë ditës së djeshme pas vrasjes së disa izraelitëve në Jerusalem.

Në përgjithësi, 83 izraelitë, përfshirë persona me shtetësi të dyfishtë, u liruan gjatë armëpushimit. Edhe 24 pengje të tjerë – 23 tajlandezë dhe një filipinas – u liruan, përfshirë edhe disa burra.

Sa i përket 240 palestinezëve të liruar, shumica e tyre ishin adoleshentë që kishin hedhur gurë drejt forcave izraelite gjatë përleshjeve me ta. Po ashtu janë liruar edhe disa gra që ishin dënuar për tentim-sulme ndaj ushtarëve. /Telegrafi/

Read Entire Article