Izraeli vret shefin e shtabit të Xhihadit, u ekzekutua gjatë një sulmi me avion

10 months ago 20

Izraeli po vijon ofensivën në Gaza, duke vrarë të tjetër anëtarë të lartë të Xhihadit islamik Palestinez.

Ushtria njoftoi se ekzekutoi shefin e shtabit operativ, Mamdouh Lolo. Sipas IDF, ai ishte një nga ndihmësit e udhëheqësve të grupit militant dhe u vra gjatë një sulmi me avion. Aksioni u krye në bashkëpunim me Shin Bet, agjencinë e brendshme të ineligjencës izraelite.

Në deklaratën e dhënë ushtria e Izraelit, sipas CNN, pretendoi se Mamdouh Lolo kishte planifikuar dhe drejtuar shumë sulme nga rripi i Gazës kundër civilëve por dhe ushtarëve izraelitë. Ndërkohë nga ana tjetër ushtria paralajmëroi banorët e Gazës që të përdorin rrugën bregdetare dhe jo atë kryesore që lidh pjesën jugore dhe veriore, për shkak të aksioneve që ka intensifikuar akoma dhe më shumë.

Bombardimet më të mëdha kanë qenë në zonën jugore Khan Younis, ku të paktën 22 persona humbë jetën sipas ministrisë së shëndetësisë të kontrolluar nga Hamas. Një paralajmërim kundrejt Tel Avivit zyrtar pati dhe grupi Hesbollahut që paralajmëroi se do të kundërpërgjigjet pas sulmit ku mbeti i vrarë në Bejrut udhëheqësi i lartë i Hamas, Saleh al-Arouri.

Të ndodhur përballë këtij qëndrimi, ministri i mbrojtjes së izraelit kërkoi ndihmën e shteteve të bashkuara për të siguruar kufirin me Libanin dhe që të mos lejojë hapjen e një fronti tjetër lufte.

Top Channel

Read Entire Article