Izraelitët bombardojnë qendrën komanduese të Hezbollahut në Liban, IDF-ja publikon pamjet e sulmit ajror

10 months ago 19

Ushtria izraelite ka publikuar pamjet e një sulmi të premtes, ku kishte shënjestruar Hezbollahun në Liban, si kundërpërgjigje ndaj një sulmi me raketa mbi territorin e Izraelit.

Në një kumtesë të lëshuar për media, ushtria izraelite tha se sulmet ajrore kishin shënjestruar qendrën komanduese si dhe disa kampe ushtarake të Hezbollahut në të cilat operonin vazhdimisht, transmeton Telegrafi.

IDF-ja thotë se sulmi ishte tejet preciz siç edhe mund të shihet në videon e publikuar më poshtë, ku disa objektet hidhen në erë që me goditjen e parë me raketë.

E nuk dihet nëse ka vrarë apo plagosur nga ky sulm, megjithatë konsiderohet si sulm hakmarrës ndaj Hezbollahut që një ditë më parë kishte sulmuar me raketa mbi territorin e Izraelit.

E IDF-ja është zotuar se nuk do të ndalet derisa të arrijë të shkatërrojë Hamasin që kreu sulmin më vdekjeprurës mbi Izraelin më 7 tetor. /Telegrafi/

Read Entire Article