Izraelitët thonë se kanë zbuluar qendre trajnuese të Hamasit brenda një xhamie

10 months ago 23

Sipas izraelitë, IDF-ja ka zbuluar një qendër trajnuese të Hamasit brenda një xhamie në qytetin e Gazës.

COGAT, një njësi izraelite brenda ministrisë së Mbrojtjes, ka njoftuar se trupat izraelite gjetën granatahedhës në Shuja’iyya, transmeton Telegrafi.

“Çfarë përdhosjeje e një vendi të shenjtë nga një e ashtuquajtur lëvizje islamike”, u tha nga COGAT, që shpërndau imazhet e një sasie të konsiderueshme të armëve të sekuestruara.

Në anën tjetër Hamasi vazhdimisht mohon pretendimet e izraelitëve, se po përdor civilët si mburojë dhe se asnjëherë nuk ka përdor objektet civile për qëllime ushtarake.

E në Gazë po vazhdojnë luftimet e ashpra, ku vazhdimisht po raportohet për civilë të vrarë dhe objekte të shumta të shkatërruara. /Telegrafi/

Another day, another terror stronghold @IDF troops found INSIDE a mosque.

This time, it was an RPG training center in a mosque in Shuja'iyya.

What a desecration of a holy place by a so-called Islamic movement. pic.twitter.com/VepeUcEUFA

— COGAT (@cogatonline) December 11, 2023

Read Entire Article