Izraeliti gënjeu se ishte ushtar elitar dhe oficer i inteligjencës, u fut në IDF dhe vodhi armët e tyre

10 months ago 39

Një izraelit që nuk ka qenë kurrë në ushtri, është akuzuar për rrejshëm është prezantuar si ushtar dhe vodhi armë pasi u fut në një kazermë dhe iu bashkuar ushtrisë në luftën kundër Hamasit.

Sipas aktakuzës së ngritur të dielën, 35-vjeçari Roi Yifrach ka përfituar nga situata kaotike pas sulmit të Hamasit të 7 tetorit, për t’iu bashkuar operacioneve luftarake dhe për të vjedhur sasi të mëdha pajisjesh ushtarake, përfshirë armë, municione dhe pajisje të ndjeshme komunikimi, transmeton Telegrafi.

Mediat izraelite thonë se ai kaloi kohë duke luftuar në Gaza, dhe madje u shfaq në një foto pranë kryeministrit Benjamin Netanyahu gjatë një prej vizitave të tij tek ushtarët në terren.

Yifrach shkoi në jug të Izraelit më 7 tetor dhe u paraqit si një anëtar i njësive elitare kundër terrorizmit, ekspert për asgjësimin e bombave dhe anëtar i shërbimit të sigurisë së brendshme Shin Bet, thuhet në aktakuzë.

Policia arrestoi Yifrach më 17 dhjetor dhe gjeti armë, granata, telekomandë, uniforma, një dron dhe pajisje të tjera ushtarake.

Eitan Sabag, avokati i Yifrach, i tha televizionit izraelit Channel 12 se Yifrach shkoi në jug për të ndihmuar si ndihmës me një organizatë të reagimit emergjent, dhe luftoi me guxim për të mbrojtur Izraelin për më shumë se dy muaj.

“Ai ndihmoi njerëzit dhe mori pjesë në shpëtimin e njerëzve, të gjithë nën zjarr, duke luftuar gjithashtu terroristët”, tha Sabag.

Policia izraelite arrestoi katër persona të tjerë, duke përfshirë një oficer policie në lidhje me vjedhjen e armëve. /Telegrafi/

Read Entire Article