“Jam i pastrehë dhe i dehur i trishtuar”, legjenda angleze flet për problemet me alkoolin dhe drogën

7 months ago 6

Futbollisti legjendar anglez Paul Gascoigne foli edhe një herë hapur për problemet e tij me alkoolin dhe theksoi se po përpiqet të mos bjerë në depresion.

Anglezi theksoi se u kthye te ‘Alkoolistët Anonim’ dhe zbuloi se problemi i tij me alkoolin e kishte bërë të pastrehë.

Ai shkoi në rehabilitim për herë të shtatë dhe u përpoq të linte alkoolin dhe qëndroi në një klinikë në Southampton ku paguante 6000 funte në muaj.

“Pasi shkova në takimin e parë të Alkoolistëve Anonim, bëra 12 hapa dhe njëri prej tyre ishte të takoja personin që fajësoja për problemet e mia dhe ta takoja atë. Ai person ishte vetja ime”, ka thënë fillimisht legjenda angleze në podcastin High Performance.

“I used to be a happy drunk. I ain’t anymore. I’m a sad drunk.”

Paul Gascoigne opens up about his ongoing battle with alcohol but vows to ‘keep on fighting’

✍️ @JWTelegraph#TelegraphFootball

— Telegraph Football (@TeleFootball) March 5, 2024

Ish-ylli i madh i Gordig Albion, i cili u diagnostikua me çrregullim bipolar dhe çrregullim obsesiv-kompulsiv, foli për problemet e saj me alkoolizmin dhe luftën e tij me depresionin.

“Isha i dehur i lumtur, por nuk jam më, tani jam i dehur i trishtuar. Nuk dal për të pirë, pi në shtëpi”.

“Njerëzit e njohin Paul Gascoigne, por askush nuk e njeh Gazzën. As unë dikur. Nuk mendoj se kam zhgënjyer asnjë trajner, lojtarë apo tifozë. Nëse kam zhgënjyer dikë, ka qenë vetëm vetja ime”.

Paul Gascoigne reveals he has no home, is living in the spare room at his agent's house and is back attending Alcoholics Anonymous – as England icon, 56, opens up on never-ending battle to stay sober https://t.co/Ttk0W72rMB

— Mail Sport (@MailSport) March 5, 2024

Babai i tre fëmijëve më parë pranoi se ishte i dhunshëm ndaj gruas së tij të parë Sheryl dhe theksoi se ai jetonte me agjenten Katie Davies në shtëpinë e saj në Dorset pasi humbi gjithçka që kishte fituar në karrierën e tij.

“E telefonova Katien në nëntor disa vite më parë dhe fillova të qaja për shkak të asaj që i kam bërë vetes dhe njerëzve të tjerë. Kam qenë në burg dhe rehabilitim, kam thithur kokainë dhe më shumë. Tani jetoj në apartamentin e saj”.

“Nëse dua që të jetë një ditë e keqe, gjithçka që duhet të bëj është të shkoj në pijetore, dhe nëse dua të jetë një ditë e mirë, atëherë do të shkoj për peshkim. Nuk është ky problemi, është ajo që vjen kur shkoj në shtëpi dhe shikoj telefonin tim dhe shoh 30 thirrje për të pirë dhe e di që jam në telashe menjëherë”.

“Është vërtet e lehtë, thjesht duhet të qëndroj larg vendeve të rrezikshme. Nuk fajësoj askënd për momentin edhe pse fajësova shumë njerëz kur isha duke pirë. Dhe nuk do të heq dorë kurrë, në momentin që do të dorëzohem do të jetë momenti kur do të vdes. Unë do të vazhdoj të luftoj”, përfundoi Gascoine.

Në karrierën e tij, Gascoigne luajti për Newcastle United, Tottenham Hotspur, Lazio, Rangers, Middlesbrough, Everton, Burnley, Tianma në Kinë dhe Boston United.

Ai luajti 57 ndeshje për kombëtaren e Anglisë dhe shënoi dhjetë gola. /Telegrafi/

Read Entire Article