“Jam i shqetësuar” – Ancelotti flet për akuzat ndaj Barcelonës për ryshfet drejt gjyqtarëve

11 months ago 37
Reklamë

Barcelona po akuzohet se ka dhënë ‘ryshfet’ te ish-zëvendëspresidenti i Komitetit të Arbitrave Spanjoll, Jose Maria Negreira, nga viti 2001 deri në vitin 2018.

Klubi katalanas shpjegoi se Negreira ishte ‘angazhuar’ nga klubi për t’u ofruar atyre raporte teknike për lojtarët kundërshtarë dhe gjyqtarët.

Barça mund të përballet me çdo lloj dënimi, duke përfshirë edhe largimin nga elita, megjithëse nuk ka gjasa për momentin pasi gjykata nuk ka gjetur ndonjë lidhje midis këtyre pagesave dhe ndikimit në punën e gjyqtarëve.

Carlo Ancelotti ka folur për rastin duke thënë se vendimi përfundimtar duhet të merret nga organet ligjore, jo nga dikush tjetër, por shtoi se ëhstë i shqetësuar me situatën.

“Jam i shqetësuar për këtë çështje [rasti Negreira], si e gjithë bota e futbollit për një çështje kaq serioze”.

“Unë jetoj në këtë botë të futbollit për 40 vjet dhe kur ndodh kjo lloj çështjeje, ne të gjithë shqetësohemi. Shpresojmë që drejtësia të bëjë punën e saj dhe të arrijë një zgjidhje”, ka thënë Carlo Ancelotti për mediat.

⚪ "El 'Caso Negreira' me tiene preocupado"

⚽ Ancelotti afirma que hay que dejar trabajar a la justicia.

🏟 El técnico blanco, en sala de prensa antes del enfrentarse al líder Girona pic.twitter.com/mL28MmxPtV

— MARCA (@marca) September 29, 2023

Real Madridi ditë më parë mes TV zyrtare të klubit ka akuzuar njërin nga gjyqtarët për vendime të gabuara, gjë që nuk ishte pritur mirë nga presidenti i La Ligas, Javier Tebas. /Telegrafi/

Read Entire Article