“Janë shumë larg Man Cityt, Interit dhe Arsenalit” – Jamie Carragher i ashpër me atë që tregoi Real Madridi në Ligën e Kampionëve

7 months ago 18

Real Madridi ka kaluar tutje ndaj RB Leipzig me rezultat të përgjithshëm prej 2-1, duke vuajtur shumë për tu kualifikuar në mesin e tetë më të mirave.

Jamie Carragher ka folur pas ndeshje që u mbyll 1-1, duke e kritikuar lojën e Real Madridi, madje duke e parë më dobët se disa nga pretendentët.

“RB Leipzig ishte skuadra dominuese gjatë dy ndeshjeve [kundër Real Madridit ]. Aura e Bernabeut bëri që të kalojnë”.

“Nuk premton shumë për sa i përket fitimit të Ligës së Kampionëve. Ata janë shumë larg Manchester Cityt, Interit dhe Arsenalit. Real Madrid nuk është në mesin e ekipeve më të mira në Evropë për momentin”, ka thënë legjenda e Liverpoolit.

Real Madrid nuk pati ndeshjen e tij më të mirë kundër RB Leipzig, por kjo nuk do të thotë se ata nuk kanë ekipit për të fituar garën.

Ka qenë edhe vetë Carlo Ancelotti që pas ndeshjes, ka thënë se kritikat janë të mirëseardhura, por nuk duhet të ekzagjerohen. /Telegrafi/

Read Entire Article