Javier Milei betohet si President i Argjentinës

10 months ago 24
10:57 11/12/2023

Ai paralajmëroi argjentinasit se vendi nuk ka para, teksa kriza ekonomike është thelluara me inflacionin 200%

Presidenti i ri i ekstremit të djathtë të Argjentinës, Javier Milei në fjalimin e tij të inagurimit u zotua për një program masash të ashpra shtrënguese ekonomike.

Ekonomisti argjentinas u betua si President, në një kthesë të mprehtë për vendin e Amerikës së Jugut.

Duke folur nga ballkoni i Casa Rosada, Milei paralajmëroi argjentinasit se vendi nuk ka para, teksa kriza ekonomike është thelluar me inflacionin që shkon drejt 200%. Populisti fitoi zgjedhjet në nëntor ku në qendër të planit të tij ekonomik për Argjentinën është propozimi për të zëvendësuar monedhën vendase, Peson, me Dollarin amerikan.

“Nëse një vendi i mungon reputacioni, siç është fatkeqësisht rasti me Argjentinën, biznesi nuk do të investojë derisa të shohë një rregullim fiskal. Për fat të keq unë duhet t’ju them përsëri se nuk ka para. Prandaj, konkluzioni është se nuk ka alternativë tjetër për shokun ekonomik që po përjeton ky vend. Natyrisht, kjo do të ndikojë negativisht në nivelin e punësimit, pagat dhe numri i të varfërve do të jetë në rritje.”

Në të njëjtën kohë, mijëra mbështetës të tij u rreshtuan në rrugët para Kongresit në Buenos Aires, duke valëvitur flamuj. Pas ceremonisë së betimit, Milei premtoi një epokë të re për vendin dhe u shpreh se do të hartojë menjeherë një platformë që përfshin kufizimin e të drejtave të abortit dhe liberalizimin e ligjeve për armët.

Gjatë fushatës zgjedhore, Millay paralajmëroi shkurtime të shpenzimeve ekuivalente me 5% të produktit të brendshëm bruto të Argjentinës. Të ftuar në ceremoni ishin presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe kryeministri hungarez Viktor Orban. Miley foli shkurt me Zelensky në shkallët e Kongresit dhe të dy ndanë një përqafim të ngrohtë, ndërsa i dhuroi gjithashtu edhe një shandan me shtatë degë që përshkruhet në Biblën Hebraike.

I pranishëm ishte edhe ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, si dhe presidenti i Kilit, Gabriel Boriç. Luiz Inácio Lula da Silva, udhëheqësi aktual i Brazilit dhe presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador nuk morën pjesë. Analistët shprehen se fitorja e Milei do të trazojë tregjet financiare dhe do të çojë drejt rënies së vlerës së Pesos, për shkak të pasigurisë rreth politikave të tij ekonomike dhe zbatimit të tyre.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article