Jep dorëheqjen Mark Rutte, bie qeveria holandeze pas mosmarrëveshjeve për migrimin

1 year ago 36
Reklamë

Kryeministrit i Holandës Mark Rutte ka dhënë dorëheqjen, teksa qeveria e tij u rrëzua të premten pas krizës që pësoi koalicioni katër-partiak me përplasjen për emigracionin.

Rutte dhe qeveria e tij do të qëndrojnë në detyrë deri në vendosjen e qeverisë së ri. Në vend pritet të mbahen zgjedhjet e përgjithshme brenda vitit.

“Nuk është sekret që partnerët e koalicionit kanë pikëpamje shumë të ndryshme për politikën e migracionit. Për fat të keq, dalim në përfundimin se këto dallime janë të papajtueshme. Kjo është arsyeja që do t’i ofroj menjëherë mbretin dorëheqjen e të gjithë kabinetit qeverisës”, tha Rutte para gazetarëve.

Top Channel

Read Entire Article