Jessica Simpson shfaqet elegante me një veshje të zezë prej lëkure, teksa del për blerje Krishtlindjesh

9 months ago 21

Jessica Simpson ishte elegancë e showbizit edhe kur doli për të kryer punët në Los Anxhelos në ditët para Krishtlindjeve.

43-vjeçarja u pa teksa shkonte drejt dyqaneve, me sa duket për të marrë disa sende të minutës së fundit përpara festës së afërt.

Ajo tregoi këmbët e saj marramendëse në një set pantallonash lëkure të zeza të ngushta dhe e ekuilibruar me mjeshtëri në një palë çizme me taka të larta, shkruan DailyMail.

Duke shmangur të ftohtin e dimrit me një xhaketë lëkure të zezë elegante, këngëtarja e “I Wanna Love You Forever” e kompletoi veshjen me një bluzë të këndshme dhe një çantë dore jeshile.

Flokët e saj bionde të mëndafshta ishin të rregulluara dhe të lëshuara drejt, gjithashtu duke i vënë në pah tiparet e saj të mrekullueshme.

Gjatë verës, Jessica u transferua në Nashville me familjen e saj për të rifilluar karrierën e saj të këngës në kryeqytetin e muzikës ‘country’.

Për ta bërë këtë, ajo solli me vete bashkëshortin e saj, pensionistin e NFL, Eric Johnson, dhe tre fëmijët e tyre, Maxi, Ace, dhe Birdie.

“Duke qenë në Nashville, edhe fëmijët më thonë: “Ti qesh gjatë gjithë kohës. Je shumë e lumtur” zbuloi Jessica gjatë verës për ‘E! News’. /Telegrafi/

Read Entire Article