“Jetë e mallkuar”, Eksod i madh nga Nagorno Karabaku

1 year ago 15
15:58 27/09/2023

Azerbajxhani ka premtuar siguri për banorët, por kryeministri i Armenisë paralajmëroi se spastrimi etnik ka nisur

Rreth 42,500 armenë etnikë janë larguar nga Nagorno-Karabakh, gati më shumë se një e treta e popullsisë së përgjithshme të rajonit separatist të Kaukazit. Qindra makina mbajnë rradhë në rrugët që të çojnë në Armeni. Azerbajxhani thotë se banorët do të jenë të sigurt, por kryeministri i Armenisë ka deklaruar se ka filluar “spastrimi etnik”.

Vera Petrosyan, një ish mësuese shprehet se ajo dhe familja e saj u larguan nga shtëpia e tyre në Nagorno -Karabakh dhe nuk beson se ajo do të jetë në gjendje të kthehet ndonjëherë pasi forcat azerbajxhanas nisën ofensivën ushtarake në rajon javën e kaluar.

“Ne nuk ishim gati për të.  Nuk kemi marrë asgjë. As ujë, as ushqim, as rroba reserve. Para se të fillonte lufta, ne kishim jetuar shumë mirë për 30 vjet. Askush nuk na bënte dëm. Jeta ishte e mirë. Mund të blinim gjithçka që dëshironim në dyqane.  Ku do të jetojmë tani me fëmijët? Unë nuk do të doja që askush të shihte atë që kemi parë këto ditë dhe njëkohësisht nuk mendoj që të kthehem.”

Disa ikën bën udhëtime me kamion, të tjerë me traktorë dhe makina të vjetra me të gjithë anëtarët e familjes.

“Burri im vdiq në luftën e pare. Ai ishte 30 vjeç, unë 26. Fëmijët tanë ishin 3 dhe 4 vjeç. Është lufta e katërt që po kaloj. Tani kjo që po pëjetojmë është e tmerrshme. Jemi të uritur, fëmijët na pyesin çfarë po ndodh, shumica e tyre janë të sëmurë, kjo është jeta e mallkuar që jetojmë.”

Deri më tani, vetëm një dërgesë ndihme prej 70 tonësh ushqimi është lejuar që kur separatistët pranuan një armëpushim dhe ranë dakord të çarmatoseshin. Azerbajxhani njoftoi se një tjetër autokolonë ndihme, me 40 ton miell dhe produkte higjienike shumë të nevojshme, do të dërgohet deri në fund të javës.

Ndërkaq Sekretari amerikan SHBA Antony Blinken i kërkoi Presidentit të Azerbajxhanit Ilham Aliyev të sigurojë mbrojtje të pakushtëzuara, liri lëvizje për civilët dhe bëri thirrje për qasje humanitare në Nagorno-Karabakh. Gjithashtu edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres gjithashtu u bëri thirrje të dyja palëve të respektojnë të drejtat e njeriut.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article