Këngëtarja nga Kosova, Vesa Luma dhe bashkëshorti i saj, reperi Big Basta prej vitesh u zhvendosën në Zelandën e Re.
Bashkë me djalin e tyre Lian, çifti prej vitesh jetuan dhe vepruan atje, por që tashmë këtij rrugëtimi i ka ardhur fundi.
Artistët kanë vendosur që të rikthehen përfundimisht në Shqipëri duke vazhduar jetën mes Tiranës dhe Prishtinës.
Kështu ka thënë këngëtarja e ftuar së fundmi në emisionin “Rudina”, ku ajo foli për fillimet e karrierës dhe planet.
“Në përgjithësi, kemi qëndruar 6 vjet. Unë kam ardhur dhe kam ikur kohë pas kohe, por nuk kam mundur të adaptohem 100 për qind, por kur është fëmija në mes, duhen bërë ca sakrifica që shumica prej nesh i di. Unë edhe Geri nuk jemi njerëz që e duam stabilitetin “jemi këtu dhe këtu do rrimë, këtu do përfundojmë”. E quajmë më shumë veten banorë të globit, por sa herë kthehemi në Shqipëri dhe Kosovë, sikur na ngre vendi, familja …”, ka thënë Vesa për vendimin për t’u rikthyer në vendlindjen e tyre.
Ndërkohë, këngëtarja pas një pauze të gjatë gjithashtu është rikthyer me koncerte, teksa ka nisur punën edhe për projekte muzikore. /Telegrafi/