Deputeti i PD Ervin Salianji në një intervistë në rubrikën Opinion në News 24 tha se Partia Demokratike kërkon qeveri teknike, me qëllim që të ketë zgjedhje të lira e të ndershme.
Salianji tha se përse Rama shqetësohet nëse qeveria nuk merret me zgjedhjet. Ai tha se shumë shpejt do të ketë protestë kombëtare deri në qeveri teknike. Po ashtu, Salianji saktësoi se gjithsesi PD do marrë pjesë në zgjedhje.
Ervin Salianji: Nëse i marrim emër për emër drejtuesit e qarqeve, funksionarët e PS kanë akuza mbi shpinë. Drejtuesit e PS në qarqe janë njerëz të akuzuar për afera të ndryshme. Do të ketë valë protestash, derisa të arrihet që në Shqipëri të ketë zgjedhje të lira e të ndershme. Qeveria teknike është mekanizëm, për të pasur zgjedhje të lira e të ndershme. Jo qeveria që merret me zgjedhjet, pse shqetësohet Rama?
Në 2017 nuk ka pasur qeveri teknike, por bashkëqeverisje, ka qenë një gafë e madhe e PD. Ata në PS e ngrenë në qiell Edi Ramën, i thonë dhe Zeus, i thonë dhe Skënderbe. Është më e lehtë për PS që të pranojë qeveri kujdestare deri në zgjedhje, ku pastaj kush parti fiton, krijon qeverinë. Protesta e parë kombëtare do të mbahet shumë shpejt. Do provojmë të gjitha format e mosbindjes civile deri në pasjen e qeverisë teknike.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb