Jo vetëm Kuranin, Suedia lejon tubimin ku do të digjen Bibla dhe Tora!

1 year ago 35
Reklamë

Si për të dëshmuar paanësi në veprimet e saj, pas valës së indinjatës që shkaktoi nëpër botë leja e autoriteteve suedeze për një proteste gjatë të cilës u dogj një libër Kurani, policia suedeze njoftoi se ka lejuar gjithashtu një tubim që përfshin djegien e teksteve të shenjtë përpara ambasadës izraelite në Stokholm.

Protesta vjen disa javë pasi një burrë irakian i vuri zjarrin faqeve të Kuranit jashtë xhamisë kryesore të Stokholmit. Tubimi i fundit thuhet se do të përfshijë djegien e Torës dhe të Biblës. Policia e Stokholmit theksoi se në përputhje me legjislacionin suedez u dha leje njerëzve për të mbajtur tubime publike dhe jo për aktivitetet e kryera gjatë tyre.

“Policia nuk jep leje për të djegur tekste të ndryshme fetare. Policia lëshon leje për të mbajtur një tubim publik dhe për të shprehur një mendim. E këtu ka dallim të madh”, tha zëdhwnësja e policisë në Stokholm Carina Skagerlind.  

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog ishte një nga disa përfaqësues izraelitë dhe organizata hebraike që e dënuan menjëherë vendimin. “Unë e kundërshtoj pa mëdyshje lejen e dhënë në Suedi për djegien e librave të shenjtë”, tha ai në një deklaratë.

“E dënova djegien e Kuranit, të shenjtë për myslimanët në mbarë botën, dhe tani jam i lënduar që i njëjti fat e pret një Bibël hebraike, librin e përjetshëm të popullit hebre”, shtoi Herzog. Ndërsa Yaakov Hagoel, kryetar i Organizatës Botërore Sioniste, tha në një deklaratë se dhënia e lejes “nuk ishte liri e shprehjes, por antisemitizëm”.

Top Channel

Read Entire Article