Vota e emigrantëve/ Florian Haçkaj nga Lëvizja “Diaspora për Shqipërinë e lirë”: Ja problematikat që hasen në terren: Mjetet e identifikimit dhe afatet e ankimimit…

2 hours ago 23

Florian Haçkaj nga Lëvizja “Diapora për Shqipërinë e lirë”, në një lidhje skype në News24, foli në lidhje me vizitën e kryeministrit Edi Rama në New York.

Ai foli edhe në lidhje me votën e diasporës dhe problematikat me të cilat mund të përballen qytetarët shqiptarë të cilët jetojnë jashtë vendit për të shprehur vullnetin e tyre me votë.

Haçkaj u shpreh se një nga problematikat është mjeti i identifikimit dhe vlefshmëria e tyre, apo koha e lënë në dispozicion për ankimimim, fakt për të cilin i janë drejtuar me një kërkesë edhe KLGJ.

“I jemi drejtuar KQZ me kërkesën: ju lutem parashtrojini palët e interesit aktet që janë për tu kaluar në mënyrë paralele. Nëse komisioneri thotë ja ku është drafti dhe për 1 muaj nuk ka asnjë kërkesë nga palët, kjo i kthen mbledhjet në maratonë.
Duhet një dokument i vlefshëm identifikimi që të mos vihet me skenarin e Himarës. KLGJ i kemi bërë një thirrje për mundësinë e ankimimit online. Kush nga diaspora mund të ankohet në 24 orët që është afati?”, u shpreh ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article