“Joker 2” me Joaquin Phoenix dhe Lady Gaga, do të jetë kryesisht një muzikal me të paktën 15 këngë shumë të njohura

6 months ago 9

Kur Lady Gaga bën debutimin e saj muzikor, fansat me siguri do t’i dinë disa nga fjalët.

Një burim i tha “Variety” se vazhdimi i ardhshëm muzikor Joker: Folie à Deux me Joaquin Phoenix do të jetë ‘kryesisht një muzikal, i përbërë nga të paktën 15 këngë shumë të njohura.

Një numër i tillë do të jetë ‘That’s Entertainment’ e Judy Garland nga muzikali i vitit 1953 The Band Wagon, shkruan DailyMail.

Edhe pse ekziston mundësia që të shfaqen disa këngë origjinale, nuk dihet se kush do t’i shkruante ose do t’i interpretonte ato numra.

Kompozitorja Hildur Guonadottir, e cila fitoi çmimin e saj të parë “Oscar” për kompozimin e filmit 2019, ka qenë në gjendje të fusë shenjat e saj të veçanta muzikore në secilën këngë.

Gaga iu bashkua kastit të vazhdimit si Harley Quinn në vitin 2022, kur regjisori Todd Phillips njoftoi se do të ishte një muzikal.

Phoenix ripërsërit rolin e tij si zuzari i librit komik, pas performancës së tij fituese të Oskarit në historinë e origjinës. /Telegrafi/

Read Entire Article